E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Në 18:00 sërish protestë kundër projektit në Zvërnec

Qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në orën 18:00 në sheshin kryesor të Tiranës, në një protestë kundër projektit në zonën e Zvërnecit, i cili ka shkaktuar debat të gjerë publik dhe reagime të forta ditët e fundit.

Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, protestuesit pritet të zhvillojnë një marshim në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke shprehur kundërshtinë e tyre ndaj ndërhyrjeve që, sipas tyre, prekin zonat e mbrojtura dhe interesin publik.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta vjen në vijim të zhvillimeve të fundit në Zvërnec, ku janë regjistruar edhe tensione dhe përplasje.

LEXO EDHE: “35 vjet s’e kam parë këtë mobilizim”/ Rama i përgjigjet korespodentit në Greqi: Normal, për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›