E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirohet nga burgu ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, i rrezikohet jeta për shkak të problemeve shëndetësore

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar liroi të premten nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Në vendimin e zbardhur nga togat e zeza specifikohet, se Fetahut i rrezikohet jeta në qeli, pasi ka probleme shëndetësore.

Pajtime Fetahu u arrestua, pasi dyshohet për lidhje dhe favorizimet me grupin e Suel Çelës.

Bazuar në vendimin e gjykatës, ish-gjyqtarja do ta vijojë masën e sigurisë në “arrest shtëpie”, duke u urdhëruar që të mos largohet nga banesa.

Pajtime Fetahu u arrestua në nëntor të vitit 2024.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›