Lushnjë – Shpërthen lënda plasëse në murin e një banese, ka vetëm dëme materiale

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në murin e jashtëm të katit të parë të një banese në qytetin e Lushnjës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në lagjen “Gafurr Muço”, në murin e jashtëm të banesës në pronësi të një shtetaseje 57 vjeçe.
Sipas informacionit paraprak të policisë, bëhet e ditur se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
/rtsh.al/