MEPJ, thirrje shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në Lindjen e Mesme

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme, deri në një njoftim të dytë.
MEPJ thekson se, situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.
/gj.m/j.p/r.e/