METEO – Franca në pritje të 40°C këtë fundjavë

PARIS, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Vala e të nxehtit që pritet të godasë Francën duke filluar nga e mërkura rrezikon t’i çojë temperaturat në kulme prej 40°C të dielën, në solsticin e verës, paralajmëroi Météo-France.
“Ka modele që tregojnë temperatura që mund të arrijnë 40°C në disa zona”, deklaroi Christelle Robert, një parashikuese në Météo-France, gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot.
”Në rajonet Poitou-Charentes, Centre-Val de Loire, Île-de-France dhe Rhône Valley është plotësisht e mundur që, në nivel lokal, të afrohemi ose edhe të arrijmë 40°C”, theksoi ajo./ a.jor.