E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi në Hagë: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar me vendosmëri procesin e reformave

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një takim në Hagë me kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Holandës, Rachel van Meetelen dhe anëtarët e këtij komisioni, ku në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan ecurinë e reformave dhe progresin e arritur nga Shqipëria në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Peleshi bëri të ditur se, rikonfirmimi i mbështetjes së Holandës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian bazohet në vlerësimin pozitiv të progresit të reformave dhe rezultateve të arritura në rrugën tonë të integrimit.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vijuar me vendosmëri procesin e reformave dhe për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›