METEO – Rusia goditet nga tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,4 ballë Rihter

MOSKË, 13 shtator /ATSH/- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,4 ballë Rihter goditi sot në mëngjes bregdetin lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë, raportoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, sipas AP.
“Epiqendra e tërmetit ishte 111,7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky dhe me një thellësi prej 39 kilometrash”, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të mëdha.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se ishin lëshuar paralajmërime për zonat bregdetare në lidhje me një ndryshim të lehtë në nivelin e detit – që do të thotë se mundësia e dëmeve ishte minimale.
Gadishulli Kamchatka i Rusisë u godit nga pesë tërmete të fuqishme – më i madhi me një magnitudë prej 7,4 ballë Rihter – më 20 korrik 2025. //a.i/