METEO – Spanja përfshihet nga temperatura mbi 40 gradë Celsius

MADRID, 8 gusht /ATSH-DPA/- Spanja mund të përjetojë valën më të gjatë të të nxehtit ndër vite, me temperatura deri në 44 gradë Celsius – në disa pjesë të mëdha të vendit.
Ndërsa vala e të nxehtit po afrohet në ditën e 12-të, Shërbimi Kombëtar i Motit “Aemet” tha se ne 14 nga 17 komunitetet autonome të vendit janë lëshuar paralajmërime për alarm.
Temperaturat mund të arrijnë ne 44 gradë Celsius në Spanjën jugperëndimore të martën, ndërsa alarmet e kuqe janë në fuqi për Ishujt Kanarie këtë fundjavë.
Arkipelagu, i cili shtrihet pranë bregut perëndimor të Afrikës, është shumë i populluar me turistë.
Temperaturat në Ishujt Balearik, në Barcelonë dhe Kosta del Sol jugore arritën në rreth 35 gradë Celsius.
Megjithatë, lagështia është shpesh më e lartë pranë detit, gjë që mund ta përkeqësojë nxehtësinë. //a.i/