MOSKË – Kremlini: Putini nuk do të marrë pjesë në funeralin e papa Françeskut

MOSKË, 22 prill /ATSH-DPA/- Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të udhëtojë në Romë për të marrë pjesë në funeralin papa Françeskut, tha sot Kremlini, duke hedhur poshtë spekulimet se lideri rus mund të ishte prezent, pavarësisht një urdhërarresti ndërkombëtar kundër tij.
Kur u pyet nga gazetarët nëse Putini kishte plane të merrte pjesë në varrimin të shtunën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha:
“Presidenti Vladimir Putin nuk ka ndonjë plan të tillë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov – kur u pyet nga gazetarët nëse Putini kishte plan të merrte pjesë në varrimin të e papës të shtunën.
“Moska ende nuk ka vendosur se kush do ta përfaqësojë Rusinë në funeral”, shtoi ai.
Krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota pritet të udhëtojnë në Romë për të marrë pjesë në ceremoninë e funeralit në Vatikan dhe varrimin e papa Françeskut në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, duke përfshirë edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Pjesëmarrja e Putinit konsiderohej e pamundur, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhërarresti kundër tij në vitin 2023 – për rrëmbimin e dyshuar të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë në Rusi. Moska i referohet incidenteve si evakuime.
Nëse presidenti rus do të udhëtonte në Romë, autoritetet italiane do të detyroheshin ta arrestonin, pasi vendi është nënshkrues i Statutit të Romës, dokumenti themelues i GJNP-së.
Putini shprehu ngushëllimet e tij pas vdekjes së papës, duke e vlerësuar atë për promovimin aktiv të dialogut midis Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Katolike Romake, si dhe bashkëpunimit konstruktiv midis Rusisë dhe Selisë së Shenjtë. //a.i/