E Martë, 3 Nëntor 2026

ROMË – Italia shpall pesë ditë zie për papa Françeskun

ROMË, 22 prill /ATSH-DPA/- Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas vdekjes së papa Françeskut.

Flamujt përpara ndërtesave publike janë valëvitur në gjysmështizë.

Masa të rrepta sigurie janë vendosur në kryeqytetin italian përpara ceremonisë së funeralit dhe varrimit të shtunën.

Pritet të marrin pjesë personalitete të nivelit të lartë nga e gjithë bota.

Me kërkesën e tij, papa Françesku, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, do të prehet në bazilikën e Santa Maria Maggiore.

Bazilika papale ndodhet pranë stacionit kryesor hekurudhor të Romës, disa kilometra larg Vatikanit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›