MYNIH – Merz kritikon Orban për takimin me Putinin në vitin 2024

MYNIH, 13 shkurt /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Friedrich Merz përdori një gjuhë jashtëzakonisht të ashpër për të kritikuar kryeministrin hungarez, Viktor Orbán – lidhur me takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, në Moskë.
“Dikush nga Bashkimi Evropian, një kryeministër, udhëtoi vetëm në Moskë”, tha Merz në Konferencën e Sigurisë në Mynih në një seancë pyetje-përgjigje, pa e përmendur me emër udhëheqësin hungarez të krahut të djathtë dhe miqësor ndaj Rusisë.
“Ai nuk kishte autorizim. Ai nuk arriti asgjë”, tha Merz.
“Dhe në javën në vijim, në Ukrainë, pamë sulmet më të rënda ndaj infrastrukturës civile dhe banesave private dhe spitaleve që kishim parë ndonjëherë deri në këtë kohë”, tha kancelari gjerman.
Në korrik të vitit 2024, Orbán udhëtoi në Moskë, për të zhvilluar nje takim me Putinin.
Një sërë zyrtarësh të lartë të Bashkimit Evropian e kritikuan ashpër vizitën e tij – duke thënë se ajo minonte qëndrimin e unifikuar të bllokut 27-anëtarësh.
Më herë, Orbán kishte vizituar Kievin dhe ishte takuar me presidentin Volodymyr Zelensky, ku edhe propozoi një armëpushim për të mundësuar negociatat mes dy vendeve në konflikt. //a.i/