E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE regjistron ulje të importeve të LNG-së nga Rusia

BRUKSEL, 13 shkurt /ATSH-DPA/- BE-ja importoi gaz natyror të lëngshëm (LNG) me vlerë rreth 7,4 miliardë euro – nga Rusia vitin e kaluar – duke regjistruar një ulje prej rreth 3% krahasuar me vitin 2024, sipas të dhënave të autoritetit të statistikave “Eurostat”.

Në total, blloku importoi LNG me vlerë rreth 46 miliardë euro në vitin 2025.

Pjesa më e madhe e importit – rreth 24,2 miliardë euro – erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa Bashkimi Evropian vendosi ndalime të gjera të importit të lëndëve djegëse fosile – si nafta dhe qymyri – menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 – nuk pati sanksione ekuivalente për gazin – për një kohë të gjatë – pasi disa vende ishin shumë të varura nga furnizimet ruse.

BE ende e siguron karburantin nëpërmjet tubacionit “Turkstream”- i cili furnizon Turqinë dhe shërben si një rrugë kryesore, për gazin rus në Evropën Juglindore, duke përfshirë Hungarinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

Megjithatë, nga viti 2027 do të ketë një ndalim të plotë të importeve të LNG-së nga Rusia.

Masa ndëshkuese është pjesë e një pakete sanksionesh kundër Moskës të miratuara në tetor.

Rregulloret përmbajnë një lloj klauzole sigurie – në rast se siguria e furnizimit të një ose më shumë shteteve anëtare rrezikohet seriozisht.

Në këto rrethana, Komisioni Evropian mund të autorizojë vendet e prekura të BE-së të pezullojnë ndalimet e importit të gazit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›