E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Macron uron presidenten Shiroka-Pula: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane

4 Nëntor 2026 | 13:06

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e zgjedhjes së saj në këtë pozitë.

Macroni në letrën e tij të urimit ka thënë se shpreson që do të mundësohet rifillimi i përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.

Në letrën e tij Macroni ka rikujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, dhe partneritetin historik mes Francës e Kosovës.

Gjithashtu u shpreh sërish rëndësia e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe mbështetja e Francës për dialogun.

Ai shprehu kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve. Në letrën e tij, ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

Rast i rëndë në Pejë, një person arrestohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Rast i rëndë në Pejë, një person arrestohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të mitur

OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pret sot ambasadorin e BE-së, Dirk Schuebel, Komisioni Evropian dorëzon Raportin për Kosovën 2026

Kurti pret sot ambasadorin e BE-së, Dirk Schuebel, Komisioni Evropian dorëzon Raportin për Kosovën 2026

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›