E Diel, 1 Nëntor 2026

Majlinda Bufi thirret në SPAK, kryebashkiakja e Roskovecit është akuzuar nga opozita për shpërdorim detyre

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo qëndroi rreth 20 minuta brenda ambienteve të SPAK, ndërsa nuk pranoi të fliste për mediat.

Kjo është hera e dytë që ajo thirret nga ky institucion, ndërsa burimet bëjnë të ditur se çështja lidhet me një kallëzim të Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të vitit 2023, kur ajo u zgjodh kreytare bashkie.

Opozita e akuzon atë për “shpërdorim detyre” dhe “kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›