E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Çmimet nën monitorim, gati paketa mbështetëse për shtresat në nevojë

TIRANË, 30 mars/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Financave Petrit Malaj foli sot për situatën e çmimeve në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa siguroi se nëse do të nevojitet qeveria do të mbështesë me paketa ndihmëse shtresat në nevojë.

Gjatë një konference për shtyp, Malaj u shpreh se qeveria është në monitorim të vazhdueshëm të situatës së çmimeve në vend.

“Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga qeveria. Ne jemi në bashkërendim me të gjitha ministritë e linjës për të parë se si do të jenë zhvillimet në vijim”, shtoi ministri.

Malaj siguroi se në rast se do të nevojitet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë për të prezantuar paketa ndihmëse, sidomos për shtresat në nevojë dhe se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme.

“Vetë rezultatet e mundësojnë këtë gjë”, u shpreh ministri.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›