E Diel, 1 Nëntor 2026

Maliq/ Ky është polici i plagosur Edison Adri, transportohet për në Tiranë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Lozhanit, në Maliq, ku gjatë një operacioni policor ka humbur jetën një efektiv i Policisë së Shtetit dhe është plagosur një tjetër.

Burime bëjnë me dije se efektivi që mbeti i vrarë është Enea Mekolli, pjesë e forcave “Shqiponja”, ndërsa i plagosur ka mbetur punonjësi i policisë Edison Adri.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e shtetasit Violand Bracellari, një person i shpallur në kërkim nga autoritetet. Gjatë ndërhyrjes së policisë, ai dyshohet se ka hapur zjarr ndaj efektivëve, duke shkaktuar vdekjen e Mekollit dhe plagosjen e Adriut.

Mësohet se Edison Adri fillimisht është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Burime nga vendngjarja raportojnë se edhe autori i dyshuar, Violand Bracellari, ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është arrestuar nga policia.

Ndërkohë, grupet hetimore dhe strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi vendin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›