E Martë, 3 Nëntor 2026

Mario Mitaj kampion në Arabinë Saudite, feston me ngjyrat kuq e zi

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mario Mitaj u shpall fitues në Ligën Profesioniste në Arabinë Saudite me ekipin e tij Al Ittihad.

Mitaj u bashkua në janar me klubin ku luajnë Benzema dhe Kante dhe menjëherë fitoi vendin e titullarit duke luajtur në 21 takime, për të shënuar edhe një gol.

Klubi verdhezi e siguroi trofeun dy javë para fundit të sezonit, por e festoi atë në fund të kampionatit.

Stadiumi “King Abdullah” ishte i mbushur plot për festën e titullit, teksa Mitaj ishte veshur kuqezi me flamurin mbi shpinë.

“Titulli i parë. Një falënderim të madh për shokët e mi të skuadrës, stafit teknik, atij mjekësor dhe sigurisht juve, tifozë, që na mbështetët përgjatë gjithë sezonit”, shkroi Mitaj në rrjetet sociale.

Al-Ittihad tani ka si objektiv të fitojë 2 tituj, teksa të premten do të përballet në finalen e Kupës së Mbretit me Al-Kadisiah.

1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›