Masakrat, dy kufoma pa emer
Fier- Policia e Fierit nuk ka mundur te identifikoje dot kufomen qe u gjet ne Grabian te Lushnjes kater dite me pare e masakruar dhe djegur, edhe pse jane bere krahasimet me te gjitha fotografite e pasaportave te nxjerra nga kjo drejtori per banoret e qarkut. Burime zyrtare thane se viktima nuk eshte banor i kesaj zone dhe eshte kerkuar ndihme nepermjet komisariateve te tjera, ndersa mendohet se mund te jete nga Kosova ose Maqedonia. Po keshtu dje eshte nxjerre nje fotografi e dyte e ripunuar, duke i hequr pjesen e demtuar ne ball te viktimes per te lehtesuar identifikimin.
Ne morgun e Fierit tashme numri i kufomave te paidentifikuara shkon ne dy persona, pas asaj te gjetur ne vitin 1999 ne Mallakaster dhe qe dyshohet te jete kosovar. Kufoma e pare eshte varrosur pa emer dhe sipas drejtuesve te morgut nuk ka pasur te interesuar per te mundesuar identifikimin, kurse e dyta gjendet ende ne dhomen-frigorifer te institucionit. Skenat kane te perbashketa menyren e vrasjes dhe te fshehjes se trupave. E para e goditur me plumba, djegur dhe hedhur ne gremine, kurse e dyta e goditur me mjete te forta, e djegur dhe hedhur prane nje kanali vadites, mes kallamishteve te Grabianit.
Edhe dje nuk ka pasur telefonata per persona te interesuar rreth te afermve te tyre te humbur. Kjo ka veshtiresuar punen per grupin hetimor, kurse ne dosjet e vjetra nuk jane gjetur elemente qe mund te conin ne identifikim. E vetmja shprese per ekspertet mbetet identifikimi i gomave te makines dhe llojit te saj qe mund te kete zbritur trupin e te riut te moshes 20-23 vjec dhe personave qe e kane hedhur prane kanalit vadites ne fshatin Tre Urat. Sipas shefit te komisariatit Lushnje, Gazmend Noga, mesohet se fotografia e marre prej kufomes eshte ballafaquar me te gjithe personat qe kane prodhuar pasaporta ne qarkun e Fierit. Nga ky veprim nuk eshte bere e mundur qe ai t'i perafrohej dikujt. Ky veprim i kryer ne kete drejtori policie eshte kerkuar prej titullareve qe te behet ne te gjitha qarqet. Qe nga dita e ngjarjes dhe deri diten e djeshme, ne sallen operative nuk ka pasur asnje telefonate interesimi. Nje rast i ngjashem ka ndodhur edhe ne vitin 1999 ne vendin e quajtur "Qafa e Ajazit", vend i cili njihet mes kodres qe ndan fshatin Belishove me ate te Drenoves. Nje person eshte vrare ne daten 18 dhjetor te ketij viti, por qe asnjehere nuk eshte bere i mundur identifikimi i tij. Burime zyrtare nga drejtoria e policise Fier pohuan se kjo dosje eshte rihapur e studiuar disa here, madje edhe fotot e personit te vrare jane publikuar. Po keto burime pohuan faktin se kufoma e personit te vrare eshte gjetur e hedhur ne nje gremine qe ndodhet midis kodrave. Mendohet se ai eshte vrare tek vendi i quajtur "Lajthite e Visokes". Per te humbur gjurmet vrasesi e ka transportuar me automjet jo ne kete aks rrugor nacional kombetar, por duke shfrytezuar rruge te dyte rurale qe te con nga Oficina e vjeter per ne Drenove.
20 vjec Dyshohet te jete i riu i cili eshte masakruar pak dite me pare ne rrethin e Lushnjes. Policia ka disa dite qe mundohet qe te identifikoje viktimen por deri me tani nuk ja ka dale pasi nuk ka informacione rreth tij.
Xhemil Beharaj