Policia kerkon ndihmen e medieve per publikimin e fotove
Drejtues te policise Lushnjes kane kerkuar ndihmen e medies per publikimin e fotove, si dhe ndihmen e televizioneve, me transmetim satelitor, pasi mund te behet identifikimi i kufomes ne nje kohe sa me te shpejte dhe me pas identifikimi do t'i coje ne zbardhjen e plote te ngjarjes e me pas kapjen e autoreve te krimit. Gazeta "Koha Jone" po boton te dyja fotografite e viktimave ne vitin 1999 dhe 2008 per t'i ardhur ne ndihme organeve hetimore dhe te afermve per te mundesuar identifikimin e tyre. Edhe pse jane pyetur shume prej banoreve te zones, perseri nuk jane zbuluar detaje qe mund te conin tek emri i viktimes se fundit qe u gjet i goditur me mjete te forta para e pas koke dhe i djegur me benzine. Asnje prej banoreve nuk ka pare ndonje mjet te dyshimte apo persona qe te hidhnin trupin e pajete buze kanalit vadites oret e para te mengjesit te kater diteve me pare. Nje 15-vjecar mundi te dallonte kufomen dhe njoftoi policine, porse deklaroi qe nuk kishte pare autoret apo ndonje mjet qe te zbriste trupin e pajete.
2 Persona Jane ende te paidentifikuar ne harkun kohor te 9 viteve ne qarkun e Fierit, qe jane gjetur te vrare dhe te djegur. Trupat e tyre jane hedhur ne zonen e Mallakastres dhe te Grabianit te Lushnjes. Mendohet te jene kosovare te dy.
Hetimet Kane qene te pakta gjurmet e gjetura ne vendngjarje nga ekspertet e policise, per te thene te padobishme ne zbulimin e krimit makaber. Trupi i masakruar, dosa gjurme te gomave te makines, pritja e analizave te ADN-se, ripunimi i fotografise per identifikim dhe rrefimet e banoreve te zones se Grabianit. Aktualisht priten rezultatet e analizave per te lehtesuar punen e hetuesve.
Karakteristikat Viktima eshte i moshes 20-23 vjec, me floke te zeza, te qethura shkurt dhe te lyera me xhel. I veshur me nje bluze te zeze, pantallona trecerekeshe, atlete te bardha me vije te kuqe qe lexojne "Nike". Me vete ka pasur nje pakete cigaresh dhe dy pale celesa, ndersa nuk i jane gjetur dokumente identifikimi dhe leke. Kjo ka veshtiresuar hetimet e grupit hetimor te prokurorise se Lushnjes.