“Maskat” akuzohen për vrasje në tentativë/ Për herë të parë referohet kjo vepër e rëndë penale që pas nisjes së protestave

Për herë të parë që nga nisja e protestave në Tiranë, ndaj protestuesve referohet akuza për “Vrasjen e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë.
Mes gjashtë të arrestuarve është edhe një serbo amerikan, i cili u fotografua duke shpërndarë bomba Molotov mes protestuesve.
Në total, 11 persona janë identifikuar si të përfshirë në aktet e dhunës, 6 të vënë në pranga, tre të proceduar dhe dy të shpallur në kërkim.
Sipas burimeve, protestuesit e arrestuar me maska janë identifikuar si Andi Shtepani, 26 vjeç.
Leonardo Kola, 18 vjeç, Frenkli Çullhaj, 38 vje dhe mes tyre një shtetas i huaj, Kevin Radosevich 35 vjeç dhe dy të mitur.
Sipas burimeve, 35-vjeçari i huaj është eshte amerikan me pasaporte, me origjinë serbe.
Dhe është rasti I dyti brenda 10 ditësh që policia ka kosntauar mes të arrestuarve nga protesta që kanë kryer akte të dhunshme, me pamje të filmuara.
Si në rastin e Kevin Radosevich I cili është kapur duke shpërdarë Molotov të protesuesit përvecse personalisht disa herë ka gjuatur drejt efektivëve të policisë së shtetit duke u rrezikuar jetën atyre.
Ndërkohë ndaj 3 protestuesve të tjerë nisi hetimi në gjendje të lirë, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Përfshirja e të huajve në protestat në Tiranë është theksuar disa herë edhe nga Edi Rama. Në protestën e javës së kaluar, kryeministri deklaroi se për aktet e dhunës u paguan edhe mercenarë nga Spanja, të cilët i paralajmëroi se nuk do të ikin nga vendi pa mbaruar punë me drejtësinë.
Mes të arrestuarve janë edhe 2 të mitur të cilët kanë kryer akte të dhunshme gjatë protestës.
Ndërkoihë të shtunën pasdite policia ka ndëshkuar me masë administrativbe 5 milion lekë, 4 persona mes të ciulëve edhe një nën 18-vjeç, fatura e së cilit I kaloi priondërve në e-albania.
Paketa e re antidhunë e miratuar nga qeveria ka dhënë efektet e saj sa i takon ndëshkimit për protestuesit e maskuar që kanë qëndruar në vijënm e parë të protestës dhe kanë kryer akte dhune./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

