E Diel, 1 Nëntor 2026

I dyshuar për disa vjedhje në Tiranë dhe Vlorë, arrestohet në kryeqytet 34-vjeçari (EMRI)

Një 34-vjeçar, autor i dyshuar për disa vjedhje në Tiranë dhe Vlorë është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4 në kryeqytet.

Në pranga ka rënë Ivi Profka nga Vlora, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga disa komisariate policie për vjedhje të ndryshme.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Profka dyshohet se më 24 tetor ka vjedhur një motor në Rrugën e Dibrës.

Gjithashtu ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 2 në Tiranë për dy vjedhje të tjera, të një tabakinoje më 30 tetor dhe një market më 5 tetor.

Gjithashtu në kërkim ai ishte shpallur edhe nga Komisariati nr. 1 për vjedhjen e një tjetër marketi. Ndërkohë, Komisariati i Vlorës e kishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një motori.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›