E Martë, 3 Nëntor 2026

Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të matematikës

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të matematikës për Maturën Shtetërore 2025.

Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Mbi 27 mijë maturantë zhvilluan këtë vit provimet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë dhënë provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, të matematikës më 17 qershor dhe lëndën me zgjedhje më 24 qershor.

Për zhvillimin e provimeve ishin rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohej nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku u zhvillua provimi. Ndërsa për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Kliko këtu për rezultatet

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›