E Martë, 3 Nëntor 2026

Matura Shtetërore, sot testimi në lëndën e matematikës

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Mbi 27 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e matematikës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi sot maturantët për provimin e matematikës. “Suksese të gjithë maturantëve që nisin pas pak provimin e matematikës të Maturës Shtetërore. Jepni më të mirën tuaj”, tha Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Deri tani maturantët kanë kryer provimin e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe e letërsisë, ndërsa më 24 qershor do t’i nënshtrohen provimit me zgjedhje.

/k.s/r.e/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›