E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbetën të bllokuar te Shpella e Pëllumbasit, Policia shpëton katër turistët çekë

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Policia e Tiranës iu ka shkuar në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë.

Policia njoftoi se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turistë çekë, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e katër turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

Turistët çekë falënderuan shërbimet e Policisë, për ndihmën dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›