E Martë, 3 Nëntor 2026

Shehaj: Në Vlorë synojmë të jemi forca e dytë në zgjedhje

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj prezantoi sot kandidatët e forcës së tij politike për qarkun e Vlorës.

Gjatë fjalës së tij Shehaj deklaroi se Partia Mundësia do t’i japë Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar, dhe 11 maji është fillimi për të bërë këtë ndryshim.

Ai u shpreh se Partia Mundësia është ambicioze dhe ndryshimi do të vijë nga Vlora, ku forca e tij politike synon të jetë parti e dytë në këtë qark, duke marrë minimalisht dy mandate.

“Kur unë fillova biznesin, të gjithë më thoshin se isha shumë ambicioz, por tani që mendoj momentet e fillimit, duhet të isha shumë më ambicioz. Këtë më thonë edhe tani në politikë. Thonë që duam të hyjmë në Parlament pa ndihmën e PD apo PS. Po kur t’u them që do t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar, çfarë do thonë? Që jam çmendur? Vend më të mirë për të folur për fillimin, nuk mund të kishte, veçse Vlora.

“Atë që të gjithë e dinë, të gjithë do ta marrin vesh në 11 maj. Ndryshimi do të vijë nga Vlora dhe do të jetë ndryshim i madh. Ne mund të bëjmë historinë e Shqipërisë pikërisht duke filluar nga Vlora, sepse në Vlorë i kemi të gjitha mundësitë për të qenë forcë e dytë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Shehaj.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›