Mbi 30 vite me instrumentin e daulles, traditë që kërkohet edhe sot në krahinat e Kukësit

Lodrat dhe curlet janë dy nga instrumentet popullore të trashëguar brez pas brezi dhe në Kukës. E kthyer tashmë në traditë e që nuk mungojnë në festat e ndryshme por dhe dasmat. Lodraxhite gjithnjë e më shumë po marrin vëmendjen në krijimin e atmosferës festuese e shoqëruar dhe me kostumet popullore. Një zanat i rëndësishëm i mësuar nga gjyshërit dhe prindërit e tyre siç është për Esat dhe Shaban Ismailaj nga Kolesiani .
“Ne e kemi trashëgimi nga stërgjyshi”, tha Esat Ismailaj.
Esati thotë se ka mbi 30 vite punë që merr pjesë kryesisht në dasma, ndërsa na tregon se nisi këtë rrugëtim që në moshën 12 vjeç.
Me lodrat e tyre marrin pjesë në shumë qytete të vendit por dhe në Kosoëe, gjithsesi veçojnë Lumen në punën e tyre si një nga zonat që preferohet më shumë lodra.
Më i riu nga ky grup është Dalim Lusha , që i bie lodrës që në moshën 8 vjeç. Vallet e kërcyera nga muzika e lodraxhive shoqëruar nga kostumet popullore mbete një traditë shekullore që po rikthehet dhe preferohet nga brezat e rinj.
/RTSH/