E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, nomimet për “Trajnerin e Vitit” dhe “Arbitrin e Vitit”

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” po afron, dhe një nga çmimet më të pritura është ai i “Trajnerit të Vitit”, i cili vlerëson timonierin më të mirë të futbollit shqiptar gjatë këtij viti.

Për këtë trofe janë nominuar katër trajnerë:

Edi Martini, trajner i Vllaznisë

Edlir Tetova, trajner i Egnatias

Mirel Josa, trajner i Bylisit

Ivan Gvozdenović, trajner i AF Elbasanit

Përveç trajnerëve, një nga trofetë më të veçantë të mbrëmjes është edhe ai i “Arbitrit të Vitit”, për të vlerësuar drejtësinë në fushë. Për këtë çmim janë nominuar katër arbitra:

Emanuela Rusta

Florjan Lata

Juxhin Xhaja

Kreshnik Cjapi

Fituesi do të shpallet më 15 dhjetor, në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” premton të jetë një ngjarje madhore, ku futbolli shqiptar do të festojë talentin dhe përpjekjet më të mira të vitit.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›