E Diel, 1 Nëntor 2026

Me “G-Class” në breg të detit dhe mes pushuesve, e pëson keq 23-vjeçari

Një 23-vjeçar nga Lezha ka rënë në prangat e Policisë pas një veprimi të rrezikshëm në një zonë turistike. I riu u filmua teksa qarkullonte me automjet tip “G-Class” në breg të detit, në një zonë të mbushur me pushues, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre.

Pas verifikimeve të kryera nga Policia e Lezhës, autori u identifikua si shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë, i cili u shoqërua në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale.

Në përfundim, ai u ndëshkua me një gjobë administrative prej 50 000 lekësh, në zbatim të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor.

Policia e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për denoncimin dhe thekson se reagimi ndaj rasteve të tilla do të jetë i menjëhershëm dhe i paanshëm, në zbatim të ligjit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›