E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Më pak bashki, më shumë aftësi menaxhimi”, ekspertët: Reforma e re territoriale të synojë transformimin e tyre në agjentë zhvillimi ekonomik

Qeveria synon një ndarje të re territoriale brenda këtij mandati, duke e reduktuar numrin aktual prej 61 bashkish.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit të Bashkive, tregon për arsyet që po diktojnë një reformë të re territoriale, si dhe kërkon që reforma e re të përcaktojë modelin i cili i përshtatet më mirë kulturës administrative të 2,4 milionë shqiptarëve.

“Së pari u pa që performanca e 61 bashkive në shërbime bazike, por jo vetëm, nuk ishte aty ku duhet. Dhe e dyta, nga rezultatet e censusit 2023…” thekson z. Haxhimali.

Ai u ndal edhe tek nevoja që reforma e re të krijojë bashki më të forta financiarisht.

“Pjesë e reformës së re, përveç territorit apo elementeve të tjera, duhet të jetë edhe qasja e re ndaj decentralizimit fiskal. Duhet të gjejmë mekanizma që bashkitë të gjenerojnë ekonomi dhe kryesisht të shkojnë drejt tendencës për të mbajtur veten e tyre,” shprehet z. Haxhimali.

Qeveria premton më shumë kompetenca për bashkitë në fusha si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, ndërkohë që për ekspertin këto fusha duhet t’i mbeten qeverisjes qendrore.

“Shqipëria është një vend i vogël. Ka nevojë për një sistem të unifikuar me dy shërbimet që janë më jetike. Fakti që bashkitë po ndeshen me probleme të tilla të performancës si ka mundësi propozohet t’i jepen përgjegjësi dhe kompetenca në sektorë strategjikë kaq delikatë,” thotë drejtori i Institutit të Bashkive.

Haxhimali thekson se reforma duhet të sjellë një reduktim të numrit të punonjësve të bashkive.

“Tendenca e cilësdo reformë për të arritur ekonominë e shkallës është t’i reduktojë. Se çfarë do të ndodhë me reformën e re këtë presim ta shikojmë,” shprehet ai.

Haxhimali shprehet se është parësore që strategjia e re të synojë transformimin e pushtetit vendor në një “agjent zhvillimi ekonomik”.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›