E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Me pankarta nëpër duar, studentët nisin protestën kundër kryeministrit Rama! Marshojnë drejt fakultetit Ekonomik

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët kanë dalë sërish në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij të panegociueshme.

esxfhdgcvhbjn

Ditën e sotme, studentët shihen teksa mbajnë disa pankarta nëpër duar, ndërsa marshojnë drejt fakultetit të Ekonomikut, dhe iu bëjnë thirrje të rinjve t’u bashkohen në revoltën kundër qeverisë.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve dialog, por kjo ofertë është refuzuar vazhdimisht prej tyre.

Studentët kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit mbetet e panegociueshme dhe se nuk pranojnë negociata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›