E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mesazhi i qartë i Marta Kos për Edi Ramën: Media e lirë dhe gjyqësori i pavarur, të rëndësishëm jo vetëm për integrimin, por edhe për shqiptarët!

Komisionerja për zgjerimin e BE, Marta Kos ka prezantuar progres raportin për vendet kandidate, duke u ndalur edhe tek Shqipëri. Në fjalën e saj, ajo dha një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se “media e lirë dhe gjyqësori i pavarur janë të rëndësishëm jo vetëm për integrimin, por edhe për shqiptarët.

marta kos

Po ashtu Kos nënvizoi se Shqipëria synon të vijojë me mbylljen e kapitujve të tjerë, por theksoi se për realizimin e këtij objektivi nevojitet progres konkret në disa fusha kyçe.

Ajo rikujtoi se një nga synimet kryesore të Shqipërisë është përfundimi i negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.

“Shqipëria ka treguar angazhim për procesin e integrimit. Janë bërë disa reforma. Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj dhe po synon të mbylle edhe kapituj të tjerë. Do të duhet të shohim progres në fusha kryesore. Kjo është e rëndësishëm për Shqipërinë të përmbushë synimet për të mbyllur negociatat deri në 2027”, tha Marta Kos.

Komisionerja veçoi si prioritete forcimin e shtetit të së drejtës, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, lirinë e medias dhe çështjet mjedisore.

“Shteti ligjor dhe gjyqësori i pavarur, media e lirë janë me rëndësi, çështjet e mjedisit janë prioritet. Këto janë jo vetë për integrimin, por edhe për shqiptarët dhe jetën e tyre. Përfshirja e shoqërisë është jetike për të siguruar një proces të suksesshëm”, tha Marta Kos për ecurine e Shqiperisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›