E Martë, 3 Nëntor 2026

Mesfushori Zejnullai largohet nga Egnatia

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Futbollisti Arbin Zenjnullai largohet nga skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia.

Mesfushori fantazist dhe drejtuesit e klubit nuk kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, e cila përfundon më 30 qershor. Futbollisti 26-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të kryeqytetit, Partizani dhe Dinamo City.

Mesfushori fantazist shihet si një përforcim i rëndësishëm nga të kuqtë, ashtu si edhe nga trajneri i Dinamos, Ilir Daja. Në ditët në vijim pritet që dy klubet të parashtrojnë ofertat e tyre drejtuar futbollistit.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›