Meta: Qëllimi i Veliajt dhe Ramës, grabitja skizofrenike e taksave të qytetarëve

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij në konferencën për media, Meta deklaroi se Bashkia vijon të paguajë incineratorin e Tiranës ndonëse, sipas tij, nuk ekziston.
Meta u shpreh se falimentimi i pushtetit vendor është vetë falimentimi i reformës administrativo-territoriale.
“Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet problemeve të qytetarëve, por thyer rekorde në borxhe ndaj palëve të treta.
Bashkia e Tiranës vijon të paguajë në mënyrën më korrekte incineratorin e Tiranës i cili nuk ekziston sepse qëllimi i Veliajt dhe Ramës nuk është shërbimi ndaj qytetarëve dhe detyrimet ndaj investitorëve, por grabitja skizofrenike e taksave të qytetarëve të Tiranës.
Falimentimi i pushtetit vendor është vetë falimentimi i reformës administrativo-territoriale që bashkë me reformën në drejtësi ishin gjoja dy nga sukseset e rilindjes por janë dy kryedështimet e saj më të mëdha që po i kushtojnë qytetarëve sa i takon mungesës së shërbimeve dhe drejtësisë”, tha Meta.
/rtsh.al/