Ministri belg i Mbrojtjes zgjedh Shqipërinë për pushimet verore

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore, duke u ndalur edhe në qytetin e Beratit së bashku me familjen.
Gjatë qëndrimit në Berat, Francken është angazhuar edhe në aktivitete sportive, mes tyre padel, duke përfituar nga ditët e pushimit për të eksploruar vendin dhe për të kaluar kohë me familjarët.
“Është bukur këtu, e mrekullueshme. Eja, luani padel këtu”, është shprehur ministri belg, duke ftuar të tjerë të provojnë këtë sport në Shqipëri.
Vizita e tij vjen në kulmin e sezonit turistik, ndërsa Shqipëria vijon të tërheqë edhe figura të njohura ndërkombëtare, të cilët zgjedhin vendin për pushime dhe përvoja larg angazhimeve zyrtare.
View this post on InstagramA post shared by Parku “Dua të Luaj”, Bashkia Berat (@parku_dua_te_luaj)
/gj.m/j.p/