Ministri i Jashtëm Hoxha takim me deputetin gjerman. Diskutohet rrugëtimi i vendit drejt BE-së

Politikë | 12 minuta më parë
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Peter Beyer, anëtar i Bundestagut gjerman, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe mik i vjetër i Shqipërisë.
Gjatë këtij takimi është zhvilluar një shkëmbim i hapur dhe përfshirës idesh mbi një gamë të gjerë çështjesh.
Ndërsa vlerësoi kontributin e deputetit gjerman, ministri Hoxha shkruan se në takim janë diskutuar mbi një sërë çështjesh, nisur nga zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Zhvilluam një shkëmbim të hapur dhe përfshirës mbi një sërë çështjesh: marrëdhëniet tona dypalëshe dhe nevojën për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tyre të konsiderueshëm; zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE; si dhe situatën në zhvillim e sipër në Ballkanin Perëndimor, përfshirë zgjedhjet e fundit në Serbi dhe implikimet e tyre për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian”, shkruan ministri Hoxha.
Hoxha dhe Bere diskutuan gjithashtu për sfidat e përbashkëta në kontinent dhe rolin kryesor të Gjermanisë në rajon.
“Diskutuam gjithashtu mjedisin më të gjerë strategjik në Evropë, rëndësinë e ruajtjes së një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në merita, si dhe nevojën për një angazhim edhe më të fortë gjerman në Ballkanin Perëndimor”, nënvizon Hoxha.
Ministri i Jashtëm shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët gjermanë: “Faleminderit, Peter, për miqësinë tënde ndaj Shqipërisë dhe interesin tënd të madh për Ballkanin Perëndimor”
📍 Berlin — A very warm and fruitful meeting with Peter Beyer @Peter_Beyer, Member of the German Bundestag, Member of the Foreign Affairs Committee and a longstanding friend of Albania. 🇦🇱🇩🇪
We had an open and engaging exchange on a wide range of issues: our bilateral relations and the need to fully exploit their considerable potential; recent developments in #Albania and our path towards EU accession; as well as the evolving situation in the Western Balkans, including recent elections in #Serbia and their implications for regional stability and European integration.
We also discussed the broader strategic environment in #Europe, the importance of keeping enlargement credible and anchored in merit, and the need for an even stronger #German engagement in the Western Balkans.
Thank you, Peter, for your friendship towards Albania, your keen interest in the #WesternBalkans and consistent commitment to a strong European future for our region.
#Together
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) November 4, 2026
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.