E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: AMA do hyjë në histori si institucioni xhandar i fjalës së lirë

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes me krerët e degëve, ka kritikuar institucionin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), lidhur me gjobat që ky institicion ka vënë ndaj mediave.

Në deklaratën e tij Berisha theksoi se AMA do të hyjë në histori si institucioni më i turpshëm, pasi po përdoret për të gjotbitur median e lirë.

Deklarata e Berishës:  

Dy ditët e fundit, regjimi ka marrë karakter talebanesk. Në studiot televizive dënohen mediat, dënohen mediat për mendimin e lirë që shpreh i ftuari para drejtuesit, moderatorit të debatit. Pra, narkodiktatori koncepton moderatorët e debateve si policët e moralit, njëlloj si talebanët e Afganistanit apo fanatikët e Ajatullahve.

Reklamë

Vendosin gjoba. E ashtuquajtura AMA, do hyjë në histori si institucioni më i turpshëm, të cilës Edi Rama i jep funksionet e xhandarit të mendimit dhe të fjalës së lirë, përdoret për të gjobitur studiot televizive, në rast se shkon aty dhe thua asgjë më shumë as më pak, se Edi Rama është më mirë të ikësh sesa të zvarritesh e të dalësh i zvarritur nga zyra.

Këto janë përpëlitje të një narkodiktature dhe të një narkodiktatori, të cilat, masa që asnjë tjetër si ai përveç talebanëve që janë të njohur për ministrinë e virtytit e të moralit e të tjera e të tjera nuk i ka adaptuar.

Tani protestues paqësorë, krejtësisht paqësorë në bulevard, i merrnin zvarrë dhe u prisnin fletën e gjobës duke shkelmuar njëherazi Kushtetutën e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›