E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

'Ministri kërcënoi Veliajn, këta paskan në dorë burgun!'/ Dashamir Shehi: Kryeministri po përdor Gogun për presion ndaj kryebashkiakut

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj vijon të jetë në qendër të debatit politik. I ftuar në emisionin "Studio Live", Dashamir Shehi komentoi zhvillimet e fundit, duke kritikuar vizitën e ministrit të Drejtësisë në burg dhe duke e cilësuar atë si presion ndaj kryebashkiakut.

Shehu u shpreh se vizita e ministrit të Drejtësisë në burg, Toni Gogu përbën një formë presioni ndaj një qytetari, duke theksuar se askush nuk mund të paragjykojë fajësinë e tij apo të japë mesazhe kërcënuese për dënimin, pasi kjo çështje i takon organeve të drejtësisë.

"Kjo çështja kur ministri i Drejtësisë i shkon kryetarit të bashkisë në burg, a ndodh edhe kjo në vende të tjera të botës? Në njëfarë mënyre, kjo është presion ndaj qytetarit, pavarësisht se ai qytetar mund të jetë në burg, mund të jetë deliguent, madje mund të jetë dënuar me 20 vjet burg. Mund edhe të dalë i pafajshëm, por këtë punë nuk e përcakton as ti, as burgu dhe as gjyqi."- tha Shehi.

Shehu akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor ministrin e Drejtësisë për të ushtruar presion ndaj Erion Veliajt, duke vënë në pikëpyetje ndërhyrjen e tij në burg dhe mesazhet kërcënuese ndaj kryebashkiakut.

"Ti i çon ministrin e Drejtësisë te dera për ta kërcënuar, duke i thënë se do të kalbesh në burg. Domethënë, ky e paska në dorë burgun? Pse i thotë se ke ushqyer protestën? Edhe kjo është pjesë e gjithë turbulencës së protestës. Ai mund ta ketë financuar, mund të ketë njerëz aty brenda dhe kjo mund të jetë e vërtetë. Çfarë pune ka ministri i Drejtësisë të shkojë natën nëpër burgje? Merr rrobat civile, si gjysmë-spiun. Nuk paskan menduar të gjejnë ndonjë oficer policie, të paktën ta vishnin civil? Apo nuk kanë besim tek ata dhe kanë besim vetëm te klani i tyre i vogël i brendshëm?"- u shpreh Shehi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›