E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, Medlir Mema: Mungon një strategji afatgjatë për përfaqësimin e Diasporës

schedule21:35 - 4 Nëntor, 2026

Gjashtë shqiptarë garuan në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në politikën amerikane dhe rolin e shtetit shqiptar në këtë drejtim foli profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, në emisionin “Real Story” në ABC News.

Mema u shpreh se një nga sfidat kryesore lidhet me përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët duhet të kenë aftësi drejtuese dhe të gëzojnë mbështetjen e komunitetit shqiptar.

Sipas tij, organizimi duhet të nisë pikërisht nga brenda Diasporës, ndërsa mungesa e një strategjie afatgjatë ka penguar rritjen e përfaqësimit politik të shqiptarëve në SHBA.

Ai theksoi gjithashtu se një rol më aktiv duhet të ketë edhe shteti shqiptar, përmes ambasadave dhe konsullatave, duke respektuar kuadrin ligjor të SHBA-së.

“Çështja me shqiptarët , kemi një problem që kandidatët duhet të jenë person që funksionojnë si udhëheqës. Organizmi mendoj që vjen dhe nga brenda komuniteti shqiptar. Nuk ka asnjë arsye përse New York nuk mund të ketë një kandidat, ka të bëjë përzgjedhja e individit, por edhe një mungesë strategjie afatgjate. Elementi i katërt është edhe çfarë bën, është edhe strategjia e shtetit shqiptar, nëpërmjet edhe konsullatave apo ambasadave, brenda kornizës ligjore të SHBA. Në këtë aspekt, mua nuk më shqetëson nëse shkon Rama apo Berisha sa kohë janë për interesa jo personale apo shtetërore. Por farsa është problemi që në vend që të vënë interesat shqiptare, vënë interesa personale dhe tregon cinizimin që nuk na bën ne mirë. Por shteti shqiptar mund të bëjë diçka më mirë për Diasporën”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›