E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore, Vllaznia dhe Deçiq ndahen në paqe

Ka përfunduar në barazim 1-1 miqësorja Vllaznia-Deçiq, që është zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shkodranët kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të shënuar nga Kubazi, por miqtë kanë barazuar shifrat në pjesën e dytë.

Kjo sfidë i shërben Vllaznisë në prag të ndeshjes kundër Malishevës në turin e parë kualifikues të Conference League, që do të luhet në Shkodër më 9 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›