E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet pr/ligji mbi borxhinper rrugen Tirane-Elbasan

Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua projekt ligji mbi marreveshjen e huas e nevojshme per ndertimin e rruges Tirane-Elbasan.

Keshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes se huas ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Fondit per Zhvillim Abu Dhabi per financimin e projektit te rruges Tirane ndash Elbasan.

Ndertimi i aksit te ri rrugor Tirane - Elbasan eshte prioriteti i qeverise shqiptare i cili do te financohet kryesisht nga donatore te huaj dhe Fondi i Abu Dhabi-t eshte nje nga financuesit e ketij segmenti me nje shume prej 50 milione dollare.

Ndertimi i rruges Tirane ndash Elbasan synon te rrise ne menyre efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqeror ne rajonet e Shqiperise qendrore jugore dhe me gjere ne te gjithe zonen juglindore te vendit. Rruga synon te lehtesoje dhe permiresoje gjithashtu levizjen e trafikut dhe vecanerisht trafikut te rende ne segmentin rrugor Tirane ndash Elbasan qe eshte pjese e Boshtit te Jugut duke permbushur keshtu kerkesat e trafikut ne kete aks rrugor dhe perputhjen me kerkesat Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›