E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet procedura e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”. Kuvendi rikthehet në orën 12:00 pas mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme

Miratohet kërkesa për procedurë të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Kuvendi votoi me 80 vota pro dhe 22 kundër. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se është e domosdoshme që Komisioni për Evropën dhe Punët e jashtme të shqyrtojë projektligji.

Më tej, Peleshi, njoftoi se seanca plenare do të shtyhet me një orë, duke theksuar se projektligji duhet të kalojë fillimisht në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, e më pas të rikthehet për diskutim dhe miratim në seancë plenare.

“Ky projektligj do diskutohet dhe miratohet në këtë seancë plenare. Të mblidhet Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme,” u shpreh Peleshi.

Pas mbledhjes së komisionit pritet që deputetët të rikthehen në sallën plenare në orën 12:00, ku do të zhvillohen diskutimet dhe votimi përfundimtar.

Në urdhrin e thirrjes së seancës, Peleshi ka sqaruar se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash për miratim, duke e konsideruar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes si një zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e vendit. Kërkesa për procedurë të përshpejtuar është bërë në përputhje me nenin 83, pika 2, të Kushtetutës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›