“Mirëmëngjes Shqipëri” – Nora Malaj: Familja po humbet rolin qendror, shoqëria po prodhon individë të vetmuar

E ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSh1, studiuesja dhe pedagogia Nora Malaj ka ngritur shqetësimin për krizën që po kalon familja në shoqërinë moderne. Sipas saj, familja nuk është më në qendër të vëmendjes së politikave publike, duke çuar në pasoja të theksuara sociale dhe emocionale.
Studiuesja theksoi se po përballemi me një shoqëri gjithnjë e më individualiste, ku njerëzit shmangin përgjegjësitë.
“Roli kryesor i shoqërisë lidhet me familjen që është themeli i gjithçka je dhe pastaj me të gjithë situatat që ndodhen në jetën tonë sociale. Jo vetëm në por e gjithë bota e ka problem rolin e familjes sot, në kohët moderne duke pasur parasysh raportin personal dhe ndër personal, shoqëria dhe informacioni që ne marrin, mënyra sesi po e ndërtojmë familjen modelet e reja me modelet e vjetra, modelet e prindërimit që sot janë të ndryshme nga ato që kanë qenë më parë. Është një problem shumë i madh sepse nuk e kemi kthyer familjen qe qendër të politikës, nuk kemi një institucion që mbron familjen. Sot po përballemi me 3 element: elementi i parë që po kthen individin në individ të vetmuar që do të thotë se nuk po pranojnë më të marrin përgjegjësi familjare, nuk ka më raportin e romantizmit sepse vet jeta është bërë shumë pragmatiste. Egoja e njeriut është kthyer si një kryefjalë e jetës”, u shpreh Malaj.
Lidhur me çështjen e martesave dhe rritjes së divorceve, ajo tha se ndonëse perceptimi është negativ, ekzistojnë shumë modele martesash të qëndrueshme që duhen promovuar.
Sipas Malajt, të rinjtë e sotëm kanë potencial për të ndërtuar marrëdhënie më të shëndetshme, por kërkohet mbështetje institucionale, kulturore dhe vlerat bazë të familjes.
“Kur thua fjalën divorc, mendon se e gjithë e bota shkon drejt divorcit, bota është drejt njerëzve të ekuilibruar dhe e mbajnë marrëdhënien. Realitetet kanë treguar se martesa te arta janë martesat që bëhen modele frymëzimi. Çiftet të cilat kanë kaluar mbi 30 vjet e kanë konfirmuar nga të dyja palët raportin. Nga eksperienca ime kur më vijnë çiftet kam kuptuar që kur i këshillon apo i jep mundësinë ato kuptojnë që kanë nevojë të dëgjojnë ndërgjegjen e tyre që nuk e dëgjojnë dot vetëm. Nesë nuk e leme egon të na veri perde atëherë ne e kemi të mbyllur këtë raport, ndërkohë 30-vjecarët e martuar e kane të hapur këtë gjë”, theksoi studiuesja.
/rtsh.al/