E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku i katër dekadave – Doktor Naim Neza, radiologu i Tropojës

Për mjekun Naim Neza, dera e spitalit të Tropojës u hap 38 vite më parë. Aty u emërua mjek i përgjithshëm sapo përfundoi studimet dhe që nga ajo ditë nuk i është ndarë asnjëherë profesionit por edhe spitalit të Tropojës në shërbim të qytetarëve.

Kujton ditën e parë të punës në spital dhe momentet kur nuk e njihte askush si mjek. Është specializuar më pas si radiolog dhe specialitete të tjera të ekzaminimeve me ekografi.

Kujton vështirësitë e dikurshme me aparatura të prodhimit të hershëm. Thotë se sot është shumë më e lehtë për shkak të teknologjisë dhe avancimit të saj.

E ka përqafuar kohën dhe pajisjet e reja ekzaminuese dhe për doktor Naimin, mjekësia nuk ka fund, ndaj çdo ditë studion e njihet më të rejat shkencore. Spitali bashkiak i Tropojës ka rreth 100 shtretër.

Gazetar: Bujar Muçmata

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›