E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët për infermieri në punë vullnetare, marrëveshje mes Këshillit të Qarkut dhe Universitetit në Korçë

Forcimi i shërbimeve komunitare dhe përfshirja e studentëve në aktivitete vullnetare dhe praktike ishte në focus të një marrëveshje bashkëpunim të nënshkruar mes Këshillit të Qarkut dhe Universitetit “Fan S.Noli”.

Studentët e Fakultetit të Infermierisë dhe Shërbimit Social do të nisin punë vullnetare, e cila njëkohësisht do të shërbejë edhe si praktikë profesionale, në qendrat komunitare për moshën e tretë, të menaxhuara nga Këshilli i Qarkut.

Ky angazhim synon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për të moshuarit dhe t’u ofrojë studentëve përvojë konkrete në terren.

Paralelisht me këtë aktivitet, do të nisë edhe cikli “Ditët e Hapura të Qarkut”, një nismë që do të zhvillohet çdo muaj dhe do të ofrojë ditë informimi dhe orientimi për kategori të ndryshme individësh, biznese dhe aktorë lokalë, me qëllim rritjen e transparencës, bashkëpunimit dhe përfshirjes qytetare.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›