E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët me alternime shirash lokale

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata të izoluara në veri e lindje, kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim  perëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në male, bregdet në jugperëndim dhe përgjatë luginave era pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 17/33 Diell re shi
Kukës 14/32 Diell re shi
Lezhë 17/33 Diell re shi
Dibër 12/31 Diell re shi
Durrës 17/32 Diell re shi
Tiranë 19/33 Diell re shi
Elbasan 18/34 Diell re shi
Berat 16/34 Diell re shi
Vlorë 19/32 Diell re shi
Korçë 13/28 Diell re shi
Gjirokastër 14/32 Diell re shi
Sarandë 18/32 Diell re shi

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›