E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama pritet nga Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri përcolli pamje nga takimi në rrjetet sociale. “Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi, pas samitit të NATOS e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, shkroi kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara ndërsa dje mori pjesë në punimet e samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.

Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Gjithashtu Rama zhvilloi një takime liderët e vendeve të NATO-s dhe me sekretarin e përgjithshëm, Mark Rutte.

Në përfundim të samitit të NATO-s u vendos që samiti i ardhshëm të mbahet në Shqipëri.

Samiti në Ankara mblodhi udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›