Moti në vend- Reshjet me intensitet mestar në qarkun e Shkodrës, s’ka problematika

Nisur nga situata në vend e krijuar nga reshjet përgjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se në qarqet e vendit situata paraqitet e qetë dhe me reshje me intensitet të ulët.
Sipas raportimeve të korrespodentëve të RTSH-së në qarqet e vendit bëhet e ditur se duke filluar nga qarku, Shkodrës nuk raportohen probleme me energjinë elektrike, ndërsa reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, momentalisht nuk janë evidentuar problematika. Në nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir, Gjadër, dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë poshtë kuotave të rrezikut, hidrovoret e Velipojës (Vilu & Cas) funksionojnë normalisht.
Deri tani nuk raportohet asnjë problem me qarkullimin rrugor në akset që administrohen nga DRV.
Po ashtu edhe në Malësinë e Madhe reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar dhe nuk raportohen probleme nga kjo bashki. Sa i përket rrugës së dëmtuar mbi përroin e thatë, fshati Kamicë (Nj.A Qendër), është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr. Në Bashkinë e Vajut të Dejës reshjet kanë vijuar gjatë natës dhe vijojnë edhe aktualisht me intensitet mesatar, ndërsa në fshatrat e njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak mungon energjia elektrike. Në Pukë vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar, ndërsa nuk raportohen problematika momentalisht nga kjo bashki.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Lezhë kanë rënë rreth 35 mm reshje shiu, megjithatë nuk ka probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së rezervuarit.
/rtsh.al/