Qarku i Elbasanit-Moti vijon i lagësht, shiu me intensitet të ulët. Aksident në aksin rrugor Elbasan Qafë-Thanë

Në qarkun Elbasan moti vijon të jetë i lagësht me intervale reshjesh shiu me intensitet të ulët. Ashtu siç raporton edhe korrespodenti i RTSH-së, Enes Molla bëhet e ditur se nga komunikimet me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut dhe me sallën operative të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se në orët e para të mëngjesit është shënuar edhe një aksident.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Elbasan-Librazhd, në fshatin Mirakë, teksa një automjet tip Golf 5 është përplasur me një furgon mallrash. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie inertesh në rrugë dhe në fshatin Hotolisht është shembur një pemë e cila ka dalë në rrugë.
Gjithashtu, raportohet se prurjet e lumenjve dhe përrenjve janë në kuota mesatare pa paraqitur rrezik për dalje nga shtrati dhe përmbytje.
/rtsh.al/