Moti sot i qëndrueshëm dhe me kthjellim, çfarë ndodh me temperaturat

Territori shqiptar do të ndikohet nga rritja e vlerave barike, duke sjellë mot të kthjellët gjatë paradites e deri në mesditë. Në orët e pasdites priten kalime të lehta vranësirash në pjesën më të madhe të vendit, të cilat do të shfaqen më të theksuara në zonat verilindore dhe juglindore. Megjithatë, reshje nuk parashikohen. Stabiliteti atmosferik do të mbizotërojë edhe gjatë natës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h, kryesisht nga drejtimi verilindor. Si pasojë, në brigjet detare dallgëzimi pritet të jetë rreth 2 ballë.
Temperaturat do të variojnë nga 10°C minimalja deri në 30°C maksimalja.