E Diel, 1 Nëntor 2026

Motrat e mitura ende në spital, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë! Policia heton origjinën e karameleve me kanabis

3 motrat e  moshave 3,7 dhe 11 vjeç që u paraqitën një ditë më parë në gjendje të rëndë shëndetësore në repartin e pediatrisë të spitalit rajonal të Korçës vijojnë të mbeten nën mbikqyrjen e mjekëve.

Sipas përgjegjësit të këtij reparti Robert Rado, falë ndërhyrjes mjekësore gjendja e motrave 7-11 vjeçare është e përmirësuar, ndërsa vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e vajzës 3-vjeçare, e cila për shumë orë ka qenë e intubuar

Mjeku pediatër konfirmon se kjo situatë ka ardhur për shkak të konsumimit të karameleve me substanca narkotike të llojit kanabis.

Policia është duke hetuar rastin për të mësuar se ku i kanë gjetur karamelet me substance narkotike të 3 motrat, ndërsa po shihen edhe kamerat e sigurisë në bizneset e lagjes numër 16 për të parë nëse ato i kanë gjetur vërtetë në kazanin e plehrave apo diku tjetër.

Gjithashtu janë marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e të miturave për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›